TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota10 Tetor 2024, 13:22

Uragani Milton, banorët e Florida-s lidhin shtëpitë me litar; fotoja bëhet virale në rrjet

Shkruar nga Pamfleti

Uragani Milton, banorët e Florida-s lidhin shtëpitë me litar;

Banorët e Florida-s në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përgatiten për uraganin Milton duke mbuluar dritaret me thasë me rërë dhe duke grumbulluar furnizime të nevojshme.

Megjithatë, qasja unike e një personi për përgatitjet për uraganin e Kategorisë 5 ka tërhequr vëmendje dhe është bërë virale në rrjet.

Qytetari floridian Mohammed Nijem nga Tampa ka përdorur disa shirita të trashë për të siguruar shtëpinë nga uragani, një metodë kjo e pazakontë për ta shpëtuar nga stuhia që po afron.

Fotoja u bë virale në rrjet, ndërsa disa e lëvduan për kreativitetin e tij e të tjerë me humor vunë në dyshim efektivitetin e saj.

Uragani Milton, "stuhia e shekullit", mbërriti si një stuhi e kategorisë së tretë, nga maksimumi që është 5. U urdhërua evakuimi në shtetin Sunshine, ndërsa njerëzit u grumbulluan në strehimore. Stuhia e kategorisë 3 goditi brigjet afër Siesta Key në kontenë Sarasota rreth orës 20:30 me orën lokale të mërkurën, duke sjellë erëra të qëndrueshme prej 120 mph, njoftoi NHC në Miami.

Ende nuk dihet numri konkret i viktimave, ndërsa mbi 2 mln njerëz mbetën pa energji elektrike.

 

Lini një Përgjigje