TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota14 Mars 2024, 15:40

“Ukrainasve s’po u mbaron guximi, por municioni”, Stoltenberg thirrje anëtareve të NATO-s: S’mund të lëmë Putinin të triumfojë!

Shkruar nga Pamfleti

“Ukrainasve s’po u mbaron guximi, por municioni”, Stoltenberg

Kreu i Aleancës, Jens Stoltenberg u ka kërkuar anëtarëve të NATO-s që të dërgojnë me shpejtësi më shumë ndihmë ushtarake në Ukrainë, për të shmangur “gabimin e rëndë historik” të një fitoreje ruse në fushën e betejës.

Sipas mediave të huaja, sekretari i përgjithshëm i aleancës tha se ukrainasve nuk po u mbaron guximi, po u mbaron municioni.

Së bashku ne kemi kapacitetin për t’i siguruar Ukrainës atë që i nevojitet. Ne duhet të tregojmë vullnetin politik për ta bërë këtë. Vendet e NATO-s duhet të gërmojnë thellë dhe të arrijnë shpejt pasi vonesat do të çojnë në pasoja reale në fushën e betejës. Ky është një moment kritik. Do të jetë një gabim i rëndë historik të lejosh Putinin të mbizotërojë”, tha Stoltenberg teksa dorëzonte raportin vjetor për vitin 2023.

Kujtojmë se që prej 24 shkurtit të dy viteve më parë, pas nisjes së agresionit të pajustifikuar të Rusisë ndaj fqinjit të saj perëndimor, me mijëra persona kanë humbur jetën, civilë dhe ushtarakë.

stoltenberg

Lini një Përgjigje