TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota28 Shkurt 2025, 21:45

"Ukraina është Evropë", kancelari gjerman dhe Kaja Kallas mbështesin Zelenskyn: S’mund të ngatërrojmë agresorin me viktimën!

Shkruar nga Pamfleti

"Ukraina është Evropë", kancelari gjerman dhe Kaja

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas ka shprehur mbështetjen e saj të fortë për Ukrainën.

Kallas ka deklaruar se Evropa qëndron krah Zelenskyt, duke shtuar se do të shtojnë mbështetjen për Kievin në mënyrë që ata të vazhdojnë të luftojnë kundër agresorit.

“Ukraina është Evropë! Ne qëndrojmë pranë Ukrainës. Ne do të shtojmë mbështetjen tonë për Ukrainën në mënyrë që ata të vazhdojnë të luftojnë kundër agresorit. Sot u bë e qartë se bota e lirë ka nevojë për një lider të ri. Na takon neve, evropianëve, ta përballojmë këtë sfidë”, tha Kallas.

Ndërkohë, edhe kancelari i ardhshëm i Gjermanisë, Friedrich Merz ka deklaruar se qëndron krah Ukrainës në kohë të mira dhe të vështira. 

Merz shton se nuk mund të krahasohet agresori me viktimën në këtë luftë të tmerrshme.

“I dashur Volodymyr Zelensky, ne qëndrojmë me Ukrainën në kohë të mira dhe në prova. Nuk duhet të ngatërrojmë kurrë agresorin dhe viktimën në këtë luftë të tmerrshme”, tha Merz.

Këto deklarata vijnë pas një përplasjeje të ashpër midis Presidentit amerikan Donald Trump dhe Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë.

Gjatë takimit, Trump akuzoi Zelenskyn për mosmirënjohje dhe kërkoi që Ukraina të bënte lëshime ndaj Rusisë për të arritur paqen, ndërsa Zelensky refuzoi, duke përmendur krimet e luftës të kryera nga Rusia dhe duke theksuar se kompromisi ishte i pamundur.

Si rezultat, konferenca e planifikuar për shtyp u anulua dhe marrëveshja e propozuar për mineralet e rralla midis SHBA-së dhe Ukrainës nuk u nënshkrua.

Lini një Përgjigje