TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota18 Dhjetor 2023, 21:56

Tubime masive në Beograd, protestuesit tentojnë të mësyjnë godinën e KQZ-së: Zgjedhjet u manipuluan!

Shkruar nga Pamfleti

Tubime masive në Beograd, protestuesit tentojnë të

Mijëra qytetarë serbë janë mbledhur para godinës së KQZ-së në Beograd, së bashku me disa deputetë nga koalicioni opozitar, “Serbia Kundër Dhunës” dhe po protestojnë kundër rezultatit të zgjedhjeve të mbajtura dje.

Ndërkohë që brenda KQZ-së po mbahej një mbledhje, qytetarët e ndodhur jashtë, kanë tentuar të futen brenda në godinën, por janë ndaluar nga deputetët e opozitës. Më pas me tensionimin e situatës janë vendosur një numër i madh policësh përreth godinës për të shmangur incidentet.

Tubime masive në Beograd, protestuesit tentojnë të

Më pas liderët e opozitës Srgjan Milivojeviç, Aleksandar Jovanoviç Ćuta, Vladimir Obradoviç, Pavle Grboviç, Borko Stefanoviç kanë hyrë në objektin e KQZ-së, ku kanë dorëzuar provat për manipulimin e zgjedhjeve dhe i kanë kërkuar KQZ-së shpalljen e tyre të pavlefshme. Kjo pasi opozita pretendon se Vuçiç ka organizuar njerëz me autobusë nga Republika Srbska për të votuar në Beograd, gjë që sipas tyre ka ndikuar rezultatin e zgjedhjeve. Shtuar kësaj dhe shumë parregullsi të tjera.  

Pas dorëzimit të provave deputetët e opozitës janë ngujuar brenda godinës së KQZ-së dhe kanë shpallur një greve urie. Ata janë zotuar të qëndrojnë aty, deri në momentin kur KQZ-ja të marrë vendimin për ripërsëritjen e zgjedhjeve.

Tubime masive në Beograd, protestuesit tentojnë të

Nga ana tjetër presidenti serb, Aleksandër Vuçiç kka hedhur poshtë akuzat. Ai tha se opozita po bën një sulm të përgjithshëm ndaj qytetarëve që vijnë nga Republika Srpska, të cilët kanë të drejtë të votojnë këtu në përputhje me ligjet.

Në bazë të ligjeve që ata kanë miratuar në këtë vend, jo ne, në lidhje me dyshtetësinë. Pra, ata po fillojnë një gjueti kundër popullit tonë, sepse mendoj se nuk i pëlqejnë ata njerëz, nga pikëpamja politike, edhe pse sigurisht që është një numër i vogël votash. Për të fituar besimin e njerëzve, duhet të tregosh përgjegjësi dhe seriozitet në punën tënde”, tha Vuçiç.

 

beograd

Lini një Përgjigje