TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota18 Dhjetor 2023, 19:14

“I gjithë Rripi i Gazës duhet të rrafshohet”, Izraeli kërkon një Aushvic të dytë

Shkruar nga Pamfleti

“I gjithë Rripi i Gazës duhet të rrafshohet”, Izraeli

“I gjithë Rripi i Gazës duhet të rrafshohet. Si në Aushvic. Le të shohë e gjithë bota se çfarë mund të bëjë Izraeli", ishte kjo deklarata e fortë e kryebashkiakut të Metulës, e cila ringjalli dënime të forta ndërkombëtare.

David Azulai, kryebashkiak i qytetit të Metula, gjatë një interviste, të dielën në një radiostacion bëri thirrje që të gjithë banorët palestinezë të Rripit të Gazës të dërgohen në kampet e refugjatëve në Liban dhe më pas të krijohet një zonë në enklavën palestineze që të jetë e ngjashme me Aushvic.

“I gjithë Rripi i Gazës duhet të zbrazet. Për t'u rrafshuar. Si në Aushvic. Le të kthehet në një muze për të gjithë botën për të parë se çfarë mund të bëjë Izraeli. Sepse 7 tetori ishte në një farë mënyre një Holokaust i dytë”, tha ai, duke iu referuar sulmeve të Hamasit.

Muzeu polak Aushvic-Birkenau dënoi ashpër deklaratën e Azulait.

“David Azoulay duket se dëshiron të përdorë simbolin e varrezave më të mëdha në botë si një lloj shprehjeje të sëmurë, të neveritshme, pseudo-artistike, simbolike. Shpresojmë që autoritetet izraelite të reagojnë ndaj një sjelljeje të tillë të turpshme, pasi terrorizmi nuk mund të jetë kurrë një përgjigje ndaj terrorizmit”, tha një zëdhënës i muzeut në një postim në X.

Kryebashkiaku izraelit u përgjigj duke hedhur poshtë kritikat ndaj muzeut dhe akuzoi polakët për antisemitizëm.

Ai i tha gazetës izraelite Times of Israel se ai kurrë nuk bëri thirrje për vrasjen e askujt, duke thënë se ai dëshironte të shihte popullsinë e Gazës të rivendosur por në kontroll. /Times of Israel

izrael aushvic gaza

Lini një Përgjigje