
Kandidati republikan për president, Donald Trump, nuk i ka ndalur sulmet ndaj kundërshtares së tij demokrate, teksa na ndajnë vetëm 3 ditë nga zgjedhjet.
Trump tha se një Depresion i dytë i Madh është në horizont nëse Harris fiton Shtëpinë e Bardhë.
Duke folur para një turme prej 20,000 vetësh ish-presidenti Donald Trump sulmoi administratën aktual.
“Joe Biden është Herbert Hoover”, tha Trump. “Nëse Kamala fiton, ju jeni tre ditë larg fillimit të një depresioni ekonomik të stilit të vitit 1929. Unë e besoj këtë.”
Ndërsa nëse sipas Trump, nëse fiton ai SHBA është tre ditë larg punëve të mira, pagave të larta dhe të ardhmes së ndritshme ekonomike.
“Por, nëse unë fitoj, ju jeni tre ditë larg punëve më të mira, pagave më të mëdha, të ardhmes më të ndritshme ekonomike që bota ka parë ndonjëherë”, siguroi Trump.
Trump gjithashtu e cilësoi Harrisin si një “grua të dobët dhe budallaqe”, duke e tallur atë për dështimin e paraqitjes në podkastin e Joe Rogan.
“Nëse Kamala nuk mund të përballojë një intervistë me Joe Rogan, atëherë ajo nuk mund të përballojë presidencën dhe sigurisht që nuk mund të përballojë Vladimir Putinin ose Presidentin Xi të Kinës”, tha Trump.
Lini një Përgjigje