TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 2 Nëntor 2024, 22:29

Harris sulmon sërish Trump: Kërkon pushtet të pakufizuar, i fiksuar pas hakmarrjes!

Shkruar nga Pamfleti

Harris sulmon sërish Trump: Kërkon pushtet të pakufizuar, i

Kamala Harris e ka nisur tubimin e saj në Karolinën e Veriut duke sulmuar rivalin Donald Trump.

Edhe pse Trump fitoi në këtë shtet në 2016 dhe 2020, në Charlotte – një bastion demokrat në shtetin kyç – turma është plotësisht në mbështetje të Harris, ku të gjithë brohorasin emrin e saj.

“E dimë kush është Donald Trump. Ky është dikush që po bëhet gjithnjë e më i paqëndrueshëm. I fiksuar pas hakmarrjes… ky njeri kërkon pushtet të pakufizuar”, thotë Harris.

Më pas flet për ekonominë në vend, një nga çështjet kryesore për votuesit në këto zgjedhje.

Një sondazh i fundit nga AP-NORC tregoi se votuesit janë të ndarë, sipas linjave partiake, sa i përket besimit ndaj Trump apo Harris për çështje si: kostoja e ushqimeve dhe karburantit apo punësimi dhe papunësia.

Harris shprehet se me të në Shtëpinë e Bardhë, do të punojë për listën e saj të prioriteteve, që përfshin uljen e taksave, ndalimin e kompanive nga abuzimi me çmimet dhe sigurimin e strehimit të përballueshëm.

Ndërsa sipas Harris, Trump do të japë lehtësira tatimore për të pasurit dhe do të fokusohet në “listën e tij të armiqve”.

 

 

Lini një Përgjigje