TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota10 Dhjetor 2025, 14:58

Trump nxit reagime pas komenteve për zëdhënësen e shtypit: Fytyrë e bukur dhe buzë si mitraloz i vogël 

Shkruar nga Pamfleti
Trump nxit reagime pas komenteve për zëdhënësen e shtypit:
Donald Trump dhe Karoline Leavitt

Presidenti Donald Trump ëshët vënë në qendër të kritikave dhe komenteve në rrjet. Ai shprehu sërish admirimin për sekretaren e shtypit Karoline Leavitt, ndërsa ajo fliste në një tubim në Pensilvani. 

Trump udhëtoi për në malin Pocono të martën për të mbajtur një fjalim rreth ekonomisë, por ai shpejt doli nga tema dhe lavdëroi pamjen dhe aftësitë e Leavitt.

“Madje sollëm sot super yllin tonë, Karoline”, u tha Trump mbështetësve të MAGA-s në turmë, të cilët shpërthyen në brohoritje.

"A nuk është e mrekullueshme Karoline? E dini, kur ajo del në televizion, Fox, siç dua të them, ata dominojnë, ata dominojnë kur ajo ngrihet atje lart me atë fytyrë të bukur dhe ato buzë që nuk ndalen-op-op-op, si një mitraloz i vogël", tha presidenti

Ky nuk është rasti i parë që Trump i bën komente të ngjashme Leavitt. Në të kaluarën, përfshirë një intervistë me Neësmax dhe biseda në bord të Air Force One, ai kishte përdorur të njëjtën krahasim për buzët e saj.

Leavitt, e cila ka qenë pjesë e ekipeve të komunikimit të Trump që nga viti 2019, është sekretarja më e re e shtypit në historinë e Shtëpisë së Bardhë dhe ka ndërtuar një profil të lartë në mediat konservatore.

Gjatë fjalimit, i cili kishte më shumë ngjyrim mitingu, Trump sulmoi gjithashtu ish-presidentin Joe Biden dhe kongresmenin demokrat Ilhan Omar, duke përsëritur pretendime të pabaza për jetën e saj private. Ai pranoi se “nuk kishte lexuar asgjë nga teleprompteri” dhe u tall me shkruesit e fjalimeve të tij.

Leavitt, e martuar dhe nënë e një djali të vogël, ndau fragmente nga fjalimi në rrjetet sociale, ndërkohë që reagimet online ndaj komenteve të Trump-it vijojnë të jenë të forta.

 

karoline leavitt donald trump

Lini një Përgjigje