TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 3 Shtator 2025, 18:40

"Trump nuk është mirë, flet vazhdimisht për parajsën"/ Vijojnë aludimet për shëndetin e presidentit të SHBA!

Shkruar nga Pamfleti

"Trump nuk është mirë, flet vazhdimisht për

Prej disa ditësh aludimet rreth shëndetit të Presidentit amerikan Donald Trump, kanë shpërthyer në rrjetet sociale. Sipas asaj që raporton, Nicholas Joseph Fuentes, një analist politik amerikan i ekstremit të djathtë, në podcastin e tij gjendja shëndetësore e Trupti nuk ka qenë e mirë ditët e fundit. 

Fuentes zbuloi se ka pasur një bisedë me Alex Jones, një prezantues radiofonik amerikan i ekstremit të djathtë dhe teoricien i shquar i konspiracionit, i cili kishte biseduar me njerëz të besuar brenda Shtëpisë së Bardhë rreth kësaj situate. 

Sipas tij, burimet brenda Shtëpisë së Bardhë janë shprehur se gjendja e Trumpit nuk ka qenë e mirë dhe kanë shtuar se kohët e fundit ai flet vetëm për parajsën. 

Nick Fuentes thotë se përmendjet e shpeshta të parajsës nga Trump janë të pazakonta sepse Trump nuk është fetar dhe sipas tij kjo tregon se presidenti nuk është mirë. 

"Shëndeti i Trump nuk është aq i mirë sa në vitin 2024", shprehet Fuentes të ketë thënë një burim nga Shtëpia e Bardhë.

Lini një Përgjigje