Donald Trump i ka dhënë “mbështetje të plotë dhe të pakushtëzuar” kryeministrit nacionalist të Hungarisë, Viktor Orbán, në prag të zgjedhjeve parlamentare të planifikuara për 12 prill.
Orbán, i cili drejton Hungarinë prej afro 16 vitesh, ndodhet prej muajsh pas në sondazhe, në një kontekst të shënuar nga ngadalësimi ekonomik, pakënaqësia në rritje për shërbimet publike dhe skandale të lidhura me politikat për mbrojtjen e fëmijëve.
“Viktor Orbán është një mik i vërtetë, një luftëtar dhe një fitues, dhe ka mbështetjen time të plotë dhe të pakushtëzuar për rizgjedhjen e tij si kryeministër i Hungarisë. Ai nuk do ta braktisë kurrë popullin e madh të hungarisë”, shkroi Trump në rrjetin e tij Truth Social.
Partia e Orban renditet pas formacionit Tisza, të udhëhequr nga Péter Magyar, ish-anëtar i Fidesz-it që është shndërruar në një nga kritikët më të ashpër të Orbán. Brenda rreth një viti e gjysmë, Tisza ka arritur të bashkojë votën e opozitës.
Viktor Orbán është ndër të paktët liderë europianë që ruan marrëdhënie të ngushta njëkohësisht me presidentin amerikan dhe me presidentin rus Vladimir Putin. Në të kundërt, ai ka raporte të tensionuara me Bashkimin Europian, të cilin e akuzon se nxit luftën në Ukrainë.
Lini një Përgjigje