TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota29 Korrik 2024, 14:42

Trump i del në mbrojtje agjentes të Shërbimit Sekret: Ajo ishte gati të merrte një plumb për mua!

Shkruar nga Pamfleti

Trump i del në mbrojtje agjentes të Shërbimit Sekret: Ajo ishte

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, u hodh në mbrojtje të një agjenteje femër të Shërbimit Sekret, e cila e “mbrojti” atë gjatë atentatit, pasi ajo u përball me kritika të ashpra në internet.

“Nuk e di se si nuk u goditën”, u tha Trump mijëra njerëzve në një tubim në St. Cloud, Minesota, ndërsa kujtoi se si “plumbat fluturonin” dhe Shërbimi Sekret kishte nxituar për ta mbrojtur atë.

“Asnjëri prej tyre nuk ishte i ngadalshëm. Një grua që ishte në të djathtën time, ajo po më mbronte. Dhe u shtyp. Dhe u kritikua me lajme të rreme”, shtoi ish-presidenti.

Trump deklaroi se agjentja femër e paidentifikuar ishte “aq e guximshme” sa që “dëshironte të merrte një plumb” për presidentin e 45-të.

“Epo, ju e dini, ajo nuk ishte mjaft e gjatë. Sepse unë jam i gjatë, dhe ajo nuk ishte mjaftueshëm e gjatë. Dhe ajo u kritikua – ajo ishte aq e guximshme, ajo më mbronte me gjithçka, donte të merrte një plumb”, tha Trump.

komentent e ish-presidentit vijnë pasi pas atentatit në Pensilvani, agjentja femër u kritikua nga ekspertët në internet, si dhe nga donatorët e vetë Trumpit.

 

Lini një Përgjigje