TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota19 Maj 2025, 17:47

Trump fton Papa Leo XIV në Shtëpinë e Bardhë/ Mesazhi i dorëzuar nga Vance dhe reagimi nga Vatikani

Shkruar nga Pamfleti

Trump fton Papa Leo XIV në Shtëpinë e Bardhë/ Mesazhi i

Zëvendëspresidenti i SHBA-së, J.D. Vance, është takuar në Vatikan me Papa Leo XIV , të cilit i dorëzoi një ftesë zyrtare për të vizituar Shtetet e Bashkuara.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë tha se Papa Leo priti zëvendëspresidentin Vance për një audiencë në Vatikan këtë mëngjes.

"Ishte një takim i mirë dhe produktiv", tha Caroline Levitt. Zëdhënësja sqaroi se Trump shpreson ta shohë Leo XIV në Uashington "sa më shpejt që të jetë e mundur ".

Vance, i cili u kritikua ashpër nga i ndjeri Papa Françesku për politikën e ashpër të administratës Trump për imigracionin, i dorëzoi Papës një letër, duke thënë se ishte nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe Zonja e Parë Melania Trump, të cilët "ju ftojnë të vini".

Papa, i ulur përballë Vance në zyrën e tij në Pallatin Apostolik në Vatikan, mori letrën dhe u dëgjua të thoshte: "ndoshta".

Vatikani nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment mbi ftesën.

Selia e Shenjtë konfirmoi në një deklaratë se Vance dhe Papa Leo u takuan, por nuk dha detaje rreth diskutimeve të tyre. Një zëdhënës i Vance tha se ata u takuan ballë për ballë përpara se t'u bashkohej Sekretari i Shtetit Marco Rubio, i cili është gjithashtu katolik.

Si pjesë e takimit, Vance i dha Papa Leos një fanellë blu të errët dhe portokalli nga ekipi amerikan i futbollit Chicago Bears, e cila mbante emrin "Papa Leo" dhe numrin "XIV".

Pas takimit me Papa Leon, Vance u takua me zyrtarë nga Sekretariati i Shtetit të Vatikanit, zyra më e lartë diplomatike e Kishës. Një tekst i Vatikanit i përshkroi këto bisedime si "të përzemërta".

“Pati një shkëmbim pikëpamjesh mbi disa çështje aktuale ndërkombëtare, të cilat kërkojnë respektimin e së drejtës humanitare dhe ndërkombëtare në zonat e konfliktit dhe gjetjen e një zgjidhjeje përmes negociatave midis palëve të përfshira”, thuhet në tekstin e deklaratës së Vatikanit.

Lini një Përgjigje