TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota14 Janar 2026, 17:34

Trump e ka marrë vendimin: Sulmi ndaj Iranit, brenda 24 orëve!

Shkruar nga Pamfleti
Trump e ka marrë vendimin: Sulmi ndaj Iranit, brenda 24 orëve!
Foto ilustruese

Pas protestave dhe vrasjeve masive nga Ajatollahët, SHBA gati sulmin ushtarak

SHBA pritet të godasë Iranin brenda 24 orëve. Kjo bëhet e ditur nga “Reuters” duke ju referuar burimeve në Uashington.

Ndërkohë lëvizje të pazakonta ushtarake janë vërejtur në Lindjen e Mesme, pasi Ushingtoni po tërheq personelin nga baza kyçe si ajo e Al Udeid në Katar. Burime të shumta konfirmojnë se ky është një hap paraprak për shkak të kërcënimeve në rritje që vijnë nga Teherani se në rast sulmi, do të godasë bazat amerikane.

Zyrtarë amerikanë dhe europianë e konsiderojnë një ndërhyrje ushtarake si të pashmangshme. Edhe një zyrtar izraelit ka pohuar për "Reuters" se presidenti Trump tashmë ka marrë vendimin për të vepruar, ndonëse nuk dihet ende se kur dhe në çfarë forme do ndodhë ndërhyrja.

Në anën tjetër, regjimi iranian përballet me trazira të mëdha të brendshme. Janë raportuar mbi 2.600 të vrarë në protestat që kanë shpërthyer për shkak të krizës ekonomike dhe shtypjes politike. Autoritetet iraniane kanë reaguar me egërsi, duke arrestuar mbi 18 mijë qytetarë dhe duke përshpejtuar gjykimet dhe ekzekutimet ndaj protestuesve. Grupet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut e cilësojnë këtë si represionin më të dhunshëm në historinë moderne të Iranit.

Presidenti amerikan ka paralajmëruar disa herë se SHBA do të ndërhyjë nëse Irani vazhdon të shtypë protestuesit. Ai ka bërë thirrje për rezistencë qytetare dhe ka premtuar “ndihmë në rrugë”, duke sinjalizuar se Uashingtoni nuk do të qëndrojë pasiv.

Teherani ka reaguar duke kërcënuar se nëse SHBA sulmon, atëherë të gjitha bazat ushtarake amerikane në rajon, përfshirë ato në Arabinë Saudite, Emiratet dhe Turqi, do të jenë objektiv ushtarak. Iranianët kanë kontaktuar qeveritë e këtyre vendeve duke kërkuar të ndalojnë Uashingtonin nga një akt lufte, por paralajmërimi ishte i qartë: kush strehon SHBA-në, bëhet armik.

Ndërkohë, pushteti në Teheran përpiqet të ruajë kontrollin përmes propagandës. Media shtetërore transmeton imazhe të funeralëve të viktimave të protestave, ku qytetarë shfaqen me foto të liderit suprem Ali Khamenei dhe me parulla në mbështetje të regjimit. Kjo përpjekje synon të japë mesazhin se qeveria nuk ka humbur mbështetjen popullore.

Presidenti Masoud Pezeshkian, i zgjedhur rishtazi por me pushtet të kufizuar krahasuar me Khamenein, deklaroi se për sa kohë qeveria ka popullin me vete, të gjitha përpjekjet kundër do të dështojnë. Por në realitet, qeveria po e humbet terrenin çdo ditë.

Për momentin, situata është në prag shpërthimi. Me kontaktet diplomatike të pezulluara dhe me ushtritë në gatishmëri të lartë, një përplasje e madhe mes Iranit dhe SHBA-ve duket gjithnjë e më afër. Dhe ky konflikt, nëse ndodh, do të ketë pasoja të mëdha për gjithë Lindjen e Mesme dhe për rendin global.

iran sulm shba

1 Komente

  1. v
    vk

    Po e thate cifutet, ka marre fund ai muhabet!

    Lini një Përgjigje