TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota14 Janar 2026, 17:14

E ardhmja e Groenlandës, “ekipi i fortë” për bisedime në Shtëpinë e Bardhë

Shkruar nga Pamfleti
E ardhmja e Groenlandës, “ekipi i fortë” për bisedime
Trump i vendosur për Groenlandën

'Ekipi më i fortë' udhëton drejt Shtëpisë së Bardhë për bisedime për Grenlandën

Ambasadori i Danimarkës në SHBA ka postuar një fotografi në rrjetet sociale ku shihen ministrat e Jashtëm të Danimarkës dhe Groenlandës, rrugës për në Shtëpinë e Bardhë, për bisedime me rëndësi të lartë me zv.Presidentin JD Vance dhe Sekretarin e Shtetit Marco Rubio.

"Ekipi më i fortë i Mbretërisë në rrugën drejt Shtëpisë së Bardhë", shkroi ai.

Ministri i Jashtëm danez Lars Lokke Rasmussen iu bashkua ministres së Jashtme të Groenlandës, Vivian Motzfeldt, për bisedime mbi të ardhmen e territorit.

Kuptohet që ata tani janë në Shtëpinë e Bardhë. Takimi është i mbyllur për median.

Danimarka dhe Groenlanda kanë filluar të forcojnë praninë e tyre ushtarake në dhe përreth territorit të Arktikut përkrah aleatëve të tyre, thanë të dy vendet.

Kjo masë erdhi disa orë përpara takimit që ministrat e jashtëm të Danimarkës dhe Groenlandës të takoheshin me zëvendëspresidentin e SHBA-së JD Vance lidhur me paralajmërimet e Donald Trump për të marrë kontrollin e Groenlandës.

Groenlanda thotë se mbështet Danimarkën, e cila ka qenë e qartë se ishulli nuk është në shitje dhe kërcënimet me forcë janë të pamatura, veçanërisht kundër një anëtari tjetër të NATO-s.

Më parë, Trump i bëri thirrje NATO-s t’i thotë Danimarkës që ta mbajë Kinën dhe Rusinë larg Groenlandës, duke postuar në rrjetet sociale se “dy slita qensh nuk mund ta bëjnë këtë”.

“Vetëm SHBA-të mund ta realizojnë objektivin”, tha Trump. 

 

takimi groenlanda shtepia e bardhe

Lini një Përgjigje