Presidenti amerikan Donald Trump shfrytëzoi sezonin e festave për të përcjellë urime për Krishtlindje dhe sulme ndaj kundërshtarëve të tij politikë.
Në një postim në rrjetin social Truth Social, përveç qytetarëve amerikanë, Trump uroi edhe radikalët e majtë, të cilët i cilësoi fundërrina.
“Gëzuar Krishtlindjet të gjithëve, përfshirë edhe fundërrinat e së majtës radikale që po bëjnë gjithçka që është e mundur për të shkatërruar vendin tonë, por po dështon keq. Nuk kemi më kufij të hapur, burra në sportet e grave, transgjinorë për të gjithë, apo zbatim të dobët të ligjit”, ka shkruar ai.
Trump shpesh i referohet “majtës radikale” duke përfshirë jo vetëm figurat progresiste, por edhe demokratët e moderuar dhe kundërshtarët e tjerë politikë.
Postimi i plotë
Gëzuar Krishtlindjet të gjithëve, përfshirë edhe fundërrinën e së majtës radikale që po bën gjithçka që është e mundur për të shkatërruar vendin tonë, por po dështon keq. Nuk kemi më kufij të hapur, burra në sportet e grave, transgjinorë për të gjithë, apo zbatim të dobët të ligjit.Ajo që kemi është një treg aksionesh rekord dhe 401K, shifrat më të ulëta të krimit në dekada, asnjë inflacion, dhe dje, një PBB prej 4.3, dy pikë më mirë se sa pritej. Tarifat na kanë dhënë triliona dollarë në rritje dhe prosperitet, dhe sigurinë kombëtare më të fortë që kemi pasur ndonjëherë. Ne jemi të respektuar përsëri, ndoshta si kurrë më parë. Zoti e bekoftë Amerikën!!
Respekti fitohet me sjellje,bashkepunim te ndersjelle interesash,vendosmeri,rregulla e seriozitet, e jo me frike e pabesi. Nese kerkon respekt se je i forte dhe i forti e do ne force respektin, ky eshte gabim. Nje dite te vjen shkermoqja aty ku se pret.Kane dominuar shume perandori gjate historike njerezore, por edhe ato jane shkaterruar. Amerika nuk e be e para tani, ajo ka qene gjate gjithe shek XIX, XX e deri tani dhe kete e bene kryesisht emigrantet europiane perfshi edhe paraardhesit tuaj, por kontribut paten edhe emigrantet aziatike dhe afrikane. Persa i perket ekstremit te majte, ok, mendoj se eshte nje teori shume e drejte e te djathtes qe perfaqeson aktualisht dhe duhet goditur me argumenta e force edhe nepermjet propagandes, por jo alibi duke mbeshtetur nazistet e europes perendimore,dhe aq me keq nazistet e Europes lindore, te cilet ju duket vetja te kulluar, por kane mentalitet dhe veprim te natyres Staliniane, biles ky I fundit ishte me i kujdesshem.