TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota18 Nëntor 2025, 17:10

Trump bën miliona nga arabët, pret në takim princin e kurorës dhe firmos shitjen e avionëve F-35; i pranishëm dhe Ronaldo

Shkruar nga Pamfleti

Trump bën miliona nga arabët, pret në takim princin e

Presidenti amerikan Donald Trump ka pritur sot në Shtëpinë e Bardhë princin e kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, liderin de facto të mbretërisë, në një vizitë që konsiderohet një nga më të rëndësishmet e këtij mandati. Axhenda është e ngarkuar: një pakt i ri mbrojtjeje, investime të mëdha në inteligjencën artificiale dhe bisedime për luftën në Gaza.

Vizita vjen vetëm pak ditë pasi Trump njoftoi se SHBA do t’i shesë Arabisë Saudite avionët më të avancuar luftarakë në botë, F-35 një vendim që ka shkaktuar shqetësime të forta në Pentagon, Kongres dhe Izrael.

Zyrtarë amerikanë frikësohen se Riadi mund të ndajë teknologji të ndjeshme me Kinën, pasi dy vendet kanë forcuar bashkëpunimin strategjik.

Trump bën miliona nga arabët, pret në takim princin e

Izraeli trembet se Arabia Saudite mund të dëmtojë “avantazhin cilësor ushtarak” që Uashingtoni ia garanton prej dekadash.

Trump, megjithatë, mbetet i vendosur: “Ne do të shesim F-35. Sauditet kanë qenë aleatë të shkëlqyer”, deklaroi ai të hënën.

Përveç avionëve, pritet të nënshkruhet edhe një pakt i ri mbrojtjeje SHBA–Arabia Saudite, i cili do të formalizojë bashkëpunimin ushtarak në një moment kur tensionet rajonale rriten çdo ditë.

Trump bën miliona nga arabët, pret në takim princin e

AI, investime dhe 600 miliardë dollarë në lojë

Në maj, gjatë vizitës së Trump në Riad, dy liderët nënshkruan marrëveshje investimi që Shtëpia e Bardhë i vlerësoi në rreth 600 miliardë dollarë. Tani, bashkëpunimi po zgjerohet drejt sektorit të inteligjencës artificiale, ku Arabia Saudite synon të bëhet qendër teknologjike globale — ambicie e mbështetur fuqishëm nga investimet e fondit sovran saudit.

Diskutimet për AI janë një sinjal i qartë se Shtetet e Bashkuara kërkojnë të tkurrin ndikimin teknologjik të Kinës në Gjirin Persik.

Ceremoni e jashtëzakonshme për një “vizitë pune”

Edhe pse takimi është kategoruar teknikisht si një ëorking visit, protokolli i sotëm ka aromën e një ceremonie shtetërore:

Flamuj të Arabisë Saudite janë vendosur përgjatë Pennsylvania Avenue dhe Lafayette Park.

Ushtria amerikane ka përgatitur pritjen me topa ceremoniali në South Lawn — një nder i rrallë për liderët e huaj.

Takimi në Zyrën Ovale në ora 11:45 (16:45 GMT) do të jetë i hapur për mediat, ndërsa mbrëmja do të përmbyllet me një darkë gala në East Room.

Kjo është vizita e parë e bin Salman në Shtëpinë e Bardhë që nga viti 2018, viti i vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi në konsullatën saudite në Stamboll, incident që thelloi ndarjet mes dy vendeve. Trump e ka quajtur rastin “mbulimi më i keq në histori”, ndërsa inteligjenca amerikane sugjeron se princi e miratoi operacionin. MBS e ka mohuar vazhdimisht.

Lufta në Gaza është pjesë kyçe e diskutimeve. Arabia Saudite po kërkon rol më të madh në negociatat rajonale për normalizim, ndërsa SHBA synon të ruajë ndikimin e saj në Lindjen e Mesme mes presioneve të Iranit dhe rritjes së rolit të Kinës.

Një detaj kurioz që po bën xhiron e mediave: Cristiano Ronaldo, kapiteni i Al-Nassr dhe ylli më i madh i projektit “Saudization” të futbollit, ndodhet sot në Shtëpinë e Bardhë. Nuk dihet nëse është pjesë zyrtare e delegacionit, por prania e tij i jep ngjarjes një dimension tjetër të soft-power-it saudit.

Lini një Përgjigje