TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 1 Korrik 2023, 13:36

Trazirat në Francë, Mbappe thirrje qytetarëve për t’i dhënë fund dhunës  

Shkruar nga Pamfleti

Trazirat në Francë, Mbappe thirrje qytetarëve për t’i

Trazirat në Francë duket se nuk kanë të ndalur, njerëzit kanë vazhduar të dalin nëpër rrugë e ku pavarësisht pranisë së shtuar policore, nuk kanë munguar aktet e dhunës dhe vadalizmit.

Makina të djegura e dyqane të grabitura ishin panorama që shoqëroi përgatitjet e familjarëve dhe miqve për varrimin e 17-vjeçarit, vrasja e të cilit ka shkaktuar indinjatë mbarëkombëtare.

Qeveria franceze la të kuptohej se protestat kishin nisur të fashiteshin falë masave më të ashpra të sigurisë, por dëme janë raportuar kudo në Francë dhe në territore franceze si në Guajanën Franceze, ku një 54-vjeçar vdiq pasi u godit nga një plumb qorr.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, ministria e brendshme franceze njoftoi se gjatë natës ishin kryer 994 arrestime.

Gjithashtu ekipi kombëtar i futbollit i Francës – përfshirë yllin ndërkombëtar Kylian Mbappe, një idhull për shumë të rinj në lagjet ku zemërimi është më i madh – kërkoi t’i jepet fund dhunës.

Shumë prej nesh vijmë nga lagjet e klasës punëtore, edhe ne ndajmë këtë ndjenjë dhimbjeje dhe trishtimi”, thanë futbollistët në një deklaratë për vrasjen e 17-vjeçarit Nahel.  “Dhuna nuk zgjidh asgjë. … Ka mënyra të tjera paqësore dhe konstruktive për ta shprehur veten.”

francë trazirat dhuna

Lini një Përgjigje