
Numri i viktimave nga shembja e tendës në Stacionin Hekurudhor në Novi Sad është rritur në 12, tha për TV Pink ministri i Brendshëm Ivica Daçiç.
Rreth orës 16:00, ekipet e shpëtimit nxorën nga rrënojat një vajzë 14-vjeçare dhe një grua rreth orës 16:30. Të dyja janë dërguar në Qendrën Klinike të Vojvodinës, njofton “Danas”,
Vajza e nxjerrë është në gjendje të qëndrueshme, ndërsa gjendja e gruas nuk dihet ende.
“Në mesin e viktimave ishte edhe një fëmijë gjashtëvjeçar”, tha ministri i Punëve të Brendshme Ivica Daçiç.
Ai shtoi se viktimat janë ende duke u identifikuar.
“Tre persona janë në gjendje të rëndë”, tha drejtoresha e Qendrës Klinike të Vojvodinës, Vesna Turkulov.
Një pjesë e tendës para hyrjes së stacionit hekurudhor në Novi Sad është shembur rreth mesditës së sotme dhe kryetari i komunës së Novi Sadit, Milan Gjuriç, tashmë ka konfirmuar se mbi 30 janë lënduar.
Lini një Përgjigje