TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 1 Nëntor 2024, 16:16

Tragjedia me 8 të vdekur në Serbi, publikohet video kur tenda metalike shkëputet dhe zë poshtë kalimtarët!

Shkruar nga Pamfleti

Tragjedia me 8 të vdekur në Serbi, publikohet video kur tenda metalike

Një pjesë e tendës metalike para hyrjes së stacionit hekurudhor në Novi Sad në Serbi është shembur mesditën e sotme duke lënë 11 të vdekur dhe mbi 30 të plagosur.

Struktura e përforcuar u shemb për arsye që ende nuk janë përcaktuar dhe e gjithë tenda e gjatë prej 50 metrash ra përtokë.

Ndërkohë që mediat serbe kanë publikuar videon kur tenda metalike shkëputet dhe zë poshtë njerëzit të cilët po lëviznin ose ishin ulur në stolat para stacionit të trenit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Dnevnik (@dnevnik.rs)

Aktualisht skuadra të shumta të emergjencës ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për nxjerrjen e njerëzve nga rrënojat, pasi dyshohet se disa persona ende janë nën rrënoja.

Lini një Përgjigje