TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota17 Mars 2025, 07:30

Tragjedia në Koçan, arrestohet drejtori i kompanisë që menaxhonte diskotekën 'Puls'

Shkruar nga Pamfleti
Tragjedia në Koçan, arrestohet drejtori i kompanisë që
Aleksandar Karadakoski

Është arrestuar Aleksandar Karadakoski, pronari i kompanisë “MMMM Cafe Doel Koçani”, e cila menaxhonte diskotekën “Puls”, njoftoi Televizioni Telma.

Kompania kishte një llogari bankare të bllokuar dhe u krijua në 29 maj 2020.  Karadakoski është edhe drejtor i kompanisë.  Sipas shifrave të fundit, kompania ishte në të kuqe në vitin 2023 prej rreth 3000 euro.

Diskoteka “Puls” ku ndodhi tragjedia në Koçan të Maqedonisë së Veriut, dyshohet se ka pasur një licencë të falsifikuar.

Kështu ka deklaruar kryeministri Hristijan Mickoski, i cili premtoi se përgjegjësia për këtë ngjarje të rëndë do të jetë me emër dhe mbiemër.

“Jam thyer dhe më është thyer shpirti! Ka dyshime se licenca është falsifikuar përmes ryshfetit, nga drejtuesit që kanë qenë më parë në Ministrinë e Ekonomisë”, u shpreh ai në nisje të konferencës për shtyp.

“Jam i vendosur dhe do të veproj me vendosmëri. Nuk dua që kjo ngjarje të politizohet, se dikush po përpiqet të bindë një palë tjetër për përgjegjësi. Kjo nuk është një betejë ndërpartiake, kjo është një betejë e të ndershmëve kundër të pandershmëve”, shtoi ai, duke paralajmëruar masa në vijim, në emër të viktimave dhe familjarëve të tyre.

aleksandar karadakoski koçan

Lini një Përgjigje