
20 persona të tjerë që ishin në diskotekën ku ra zjarri në Koçan janë shtruar në spital pasi kanë pasur probleme shëndetësore. Mes tyre edhe tre zjarrfikës.
Lajmin e ka bërë të ditur Fondi i Sigurimeve Shëndetësore në llogarinë e tij në Facebook. Numri i personave të plagosur shkon ne 90, ndërsa 60 prej tyre ndodhen në Qendrën Klinike, , 17 në SPQ 8 Shtatori dhe 12 në Shën Naumi i Ohrit.
Bëhet me dije se jashtë vendit janë transferuar 24 të lënduar, 13 në Serbi, dy në Slloveni, katër në Letoni, një në Bullgari dhe katër në Austri. Ndërkohë, priten të tjerë të plagosur të transferohen gjatë natës për në Athinë, Greqi dhe Zagreb, Kroaci.
“Gjatë ditës së djeshme, janë hospitalizuar 20 raste të reja, duke përfshirë tre zjarrfikës. Me këtë, numri i personave të hospitalizuar, pavarësisht transferimit jashtë vendit, arrin rreth 90 të lënduar. Prej tyre, 60 persona janë në Qendrën Klinike, 17 në SPQ 8 Shtatori dhe 12 në Shën Naumi i Ohrit. Në Axhibadem Sistina ka 8 të lënduar, ndërsa në Zhan Mitrev 6. Sot jashtë vendit janë transferuar 24 të lënduar, prej të cilëve 13 në Serbi, dy në Slloveni, katër në Letoni, një në Bullgari dhe katër në Austri.
Në Serbi, një person është hospitalizuar në Qendrën Klinike Nish, katër në AUM dhe tetë në Qendrën Klinike Beograd. Numri i plotë i të lënduarve jashtë vendit arrin 73. Priten transporte të reja gjatë natës për Athinë, Greqi dhe Zagreb, Kroaci. Sot arritën edhe ekipe nga Izraeli nga Qendra Sheba. Ekipet e Çekisë dhe Izraelit janë në Qendrën Klinike në Shkup”, njoftojnë nga Fondi për Sigurim Shëndetësor.
Lini një Përgjigje