TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota18 Mars 2025, 12:24

Tragjedia në Koçan, Gjykata rrëzon kërkesën e 15 të arrestuarve

Shkruar nga Pamfleti

Tragjedia në Koçan, Gjykata rrëzon kërkesën e 15

Gjykata Themelore e Koçanit i ka caktuar masën e paraburgimit afat shkurtër ish-ministrit të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshit, ish-drejtorit të Inspektoratit të Tregut, Goran Trajkovski dhe 12 të arrestuarve të tjerë të cilët akuzohen si të përfshirë në tragjedinë e Koçanit. Ata kanë dhënë licencë për klubin e natës “Pulse” ku humbën jetën 59 persona dhe mbetën të plagosur 155 të tjerë.

Gjykata ka njoftuar se në përputhje me ligjin në afat brenda tre orëve, janë ankuar të gjithë të dyshuarit për masën e caktuar, por këshilli penal në këtë fazë të procedurës i ka refuzuar të gjitha ankesat.

Bekteshi dhe Trajkovski përfshirë edhe ish sekretaren shtetërore në ministrinë e Ekonomisë, Razmena Çekiç-Duroviç akuzohen për licencën që i kishin dhënë subjektit “MMM Kafe” në Koçan, emri komercial i të cilit ishte “Klubi Puls”. Dokumenti rezulton i datës 13 mars 2024.

Prokuroria ka kërkuar ekspertizat grafologjike të nënshkrimeve të personave zyrtarë dhënë mbi licencat e klubit për të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.

Më herët u arrestua, ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski, pronari jo formal i klubit, shitësi i biletave, katër persona si truproje, drejtuesi i agjencisë për sigurim, pronari i objektit ku ka funksionuar klubi, tre persona nga Inspektorati Shtetëror i Tregut, një nga Inspektorati i Punës dhe një person tjetër që ndërlidhet me rastin.

Pas skadimit të afatit për paraburgimin afat shkurtër, Prokuroria duhet të vendosë nëse do të vazhdojë masën e kujdesit për 30 ditë ose do të mbrohen në liri. Organi i akuzës do të japë vlerësimin mbi bazën e rolit të secilit prej të dyshuarve dhe veprimet e tyre penale lidhur me tragjedinë.

Lini një Përgjigje