
Të paktën 294 persona kanë vdekur pasi një aeroplan i Air India u rrëzua menjëherë pas ngritjes nga aeroporti i Ahmedabadit në Indi të enjten. Përveç pasagjereve në bord, aksidenti ka qenë fatal edhe për disa student brenda konviktit të Kolegjit Mjekësor dhe Spitalit BJ, ku avioni u përplas.
Aeroplani po udhëtonte për në aeroportin Gatwick të Londrës dhe mbante 169 shtetas indianë, 53 britanikë, 1 kanadez dhe 7 portugezë, nga të cilët vetëm 1 ka arritur ti shpëtojë aksidentit. Gjithashtu 5 studentë të mjekësisë kanë humbur jetën nga aksidenti tragjik si dhe 50 të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë.
Ndërkohë që kompania mëmë e Air India, Tata Group është zotuar se do të ofrojë rreth 86,000 paund për familjet e çdo personi që humbi jetën në rrëzimin e aeroplanit në Ahmedabad.
Një deklaratë e atribuar Natarajan Chandrasekaran, kryetar i Air India, tha se shpenzimet mjekësore të të lënduarve do të mbulohen gjithashtu.
"Ne mbetemi të palëkundur në qëndrimin tonë për të mbështetur familjet dhe komunitetet e prekura në këtë kohë të paimagjinueshme", tha ndër të tjera ai.
Lini një Përgjigje