
Zbardhen detaje të reja nga sulmi terrorist në plazhin Bondi në Australi ku mbetën të vrarë 16 persona dhe 40 të tjerë të plagosur.
Policia njofton se fëmija që u konfirmua i vdekur pak më parë ishte një vajzë 10-vjeçare. Ajo ishte një nga dy personat që vdiqën në spital, së bashku me një burrë 40-vjeçar. Ndërsa 13 personat e tjera ndërruan jetë në vendngjarje.
Një total prej 42 personash u dërguan në spital pas sulmit, përfshirë katër fëmijë. Pesë persona ndodhen në gjendje kritike, ndërsa të tjerët mbeten në gjendje të rëndë dhe disa në gjendje stabël.
Policia dha gjithashtu më shumë detaje mbi autorin e ngjarjes, i cili u vra nga oficerët në vendngjarje, duke thënë se ai ishte një burrë 50-vjeçar.
Disa oficerë shkëmbyen zjarr me dy autorët, ndërsa dy prej tyre mbetën të plagosur. Personi tjetër që qëlloi me armë, një 24-vjeçar, u plagos rëndë dhe u dërgua në spital nën mbikëqyrjen e policisë.
Oficerët e policisë kanë gjetur dhe sekuestruar tre armë zjarri në vendngjarje.
Lini një Përgjigje