TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota14 Dhjetor 2025, 20:53

Rritet bilanci i viktimave nga sulmi në Australi, 16 të vrarë dhe 40 të plagosur

Shkruar nga Pamfleti
Rritet bilanci i viktimave nga sulmi në Australi, 16 të vrarë dhe
Pamje nga sulmi

16 persona të vdekur dhe 40 të plagosur është bilanci i sulmit terrorist në Australi, në plazhin Bondi, Sidney.

Ministri i Shëndetësisë i Uellsit të Ri Jugor, Ryan Park, njoftoi se numri i personave që kanë humbur jetën nga të shtënat me armë në plazhin Bondi, në Sidney, ka shkuar në 16. Mes viktimave, edhe një fëmijë. Ndërkohë, numri i personave që mbetën të plagosur ka shkuar në 40.

Sulmi ndodhi në kohën kur në zonë po zhvillohej një aktivitet për fillimin e festës hebraike Hanuka, ndërsa policia konfirmon se ngjarja po trajtohet si një akt terrorist.

Sipas Ryan Park, i cili foli për televizionin publik ABC, numri i viktimave është rritur në 16, megjithatë ende nuk dihet nëse ky bilanc përfshin ndonjërin nga autorët e dyshuar.

Policia deklaroi më herët se një nga sulmuesit u vra, ndërsa një tjetër ndodhet në gjendje kritike.

Ministri i Shëndetësisë shtoi gjithashtu se katër fëmijë u dërguan në spital pas sulmit në Bondi Beach, disa prej të cilëve janë në gjendje shumë të rëndë.

“Shpresojmë dhe lutemi që këta njerëz t’ia dalin në orët në vijim”, deklaroi ministri i Shëndetësisë.

Lini një Përgjigje