TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota17 Shkurt 2026, 09:35

Tragjedi në Spanjë/ 5 të vdekur nga zjarri në një pallat, mes viktimave edhe të mitur

Shkruar nga Pamfleti

Tragjedi në Spanjë/ 5 të vdekur nga zjarri në një

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në rajonin verilindor të Spanjës, në Katalonjë, ku pesë persona kanë humbur jetën dhe katër të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një zjarri në një pallat banimi.

Sipas agjencisë spanjolle të lajmeve EFE, dyshohet se viktimat ishin të rinj dhe disa prej tyre mund të kenë qenë të mitur. Procesi i identifikimit të plotë pritej të përfundonte gjatë mëngjesit, ndërsa disa nga trupat janë gjetur të karbonizuar.

Zjarri shpërtheu në një depo brenda një pallati pesëkatësh në qytetin Manlleu, me rreth 21 mijë banorë, në rajonin Osona, në veri të Barcelonës.

Sipas zjarrfikësve, për arsye ende të paqarta, personat që ndodheshin në ambientin e depos nuk arritën të largoheshin në kohë.

Policia katalanase ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e zjarrit, ndërsa autoritetet po punojnë për të sqaruar të gjitha rrethanat e ngjarjes, e cila ka tronditur komunitetin lokal.

Lini një Përgjigje