
Tre persona humbën jetën në brigjet e Calais, ndërsa përpiqeshin të kalonin Kanalin Anglez me një varkë të mbingarkuar me emigrantë. Sipas autoriteteve franceze viktimat ka të ngjarë të jenë shtypur në fund të anijes për shkak të numrit të madh të personave në bord.
Fillimisht dy u raportua se dy prej të vdekurve ishin fëmijë, por më pas autoritetet konfirmuan se viktimat ishin “të rinj”, me mundësi që ej tyre të kenë qenë fëmijë. Mendohet se ata vinin nga Egjipti dhe Azia Juglindore.
Varka, e cila transportonte mbi 70 persona, u bë objekt i një operacioni shpëtimi nga rimorkiatori francez i ndihmës dhe shpëtimit, Abeille Normandie, rreth orës 05:00 të mëngjesit me orën lokale. Nga 44 persona të shpëtuar, tre u shpallën të vdekur dhe tre të tjerë u transportuan në spital. Autoritetet bënë me dije se rreth 28 persona refuzuan ndihmën dhe vazhduan rrugën e tyre drejt Mbretërisë së Bashkuar.
Në një incident të veçuar, tre persona rezultojnë të zhdukur pasi ndodheshin në një varkë tjetër pranë Neufchâtel-Hardelot. Ndërkohë, një varkë e tretë që mbante 115 persona u shpëtua nga Marina franceze, pa të lënduar, por autoritetet thanë se kjo ishte “ndoshta shifra më e lartë e regjistruar ndonjëherë” për një varkë të tillë.
Sipas të dhënave të fundit nga Ministria e Brendshme britanike, 674 emigrantë arritën në Dover të martën me nëntë varka, ndërsa rreth 180 të tjerë kaluan kufirin të mërkurën.
Kjo tragjedi ndodh pak muaj pas marrëveshjes së re mes Francës dhe Mbretërisë së Bashkuar për kthimin e emigrantëve në një sistem “një brenda, një jashtë”, që synon të frenojë fluksin përmes Kanalit. Marrëveshja propozon që për çdo emigrant të kthyer në Francë, një tjetër që ka një arsye të fortë për azil në Britani të pranohen nga pala britanike.
Lini një Përgjigje