TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 8 Gusht 2023, 19:28

Tifozi i AEK-ut mbeti i vdekur pas sulmit nga huliganët kroatë, sërish incidente në Greqi, sulmohet gazetari dhe kameramani

Shkruar nga Pamfleti

Tifozi i AEK-ut mbeti i vdekur pas sulmit nga huliganët kroatë,

Një gazetar dhe një kameraman grek janë sulmuar në New Philadelphia, një ditë pas incidenteve të përgjakshme nga huliganët e Dinamos së Zagrebit, ku mbeti i vrarë një 29-vjeçar, tifoz i AEK.

Mediat greke shkruajnë se gjatë sulmit është thyer edhe një kamerë. Ndërkohë Bordi Drejtues i ESIEA dënoi sulmin.

Sot duhet të jetë ditë zie dhe reflektimi. Fatkeqësisht, humbja e fundit e trishtë në ciklin e dhunës së tifozëve nuk duket se e bën askënd të mençur. Në vend të kësaj, dhuna sot drejtohet kundër gazetarëve që mbulojnë ngjarjet. Theksojmë se gazetarët janë të detyruar të informojnë qytetarët nga ana e incidentit, duke i trajtuar me maturi dhe ndjeshmëri bashkëqytetarët tanë, të cilët janë në gjendje zie apo presioni mendor. Kolegët ishin jashtë fushës duke ushtruar funksionin e tyre pa shqetësuar apo provokuar. Sulmi ndaj tyre nuk ka asnjë justifikim”, thuhet në reagimin e tyre.

Kujtojmë se, një tifoz 22-vjeçar i ekipit të AEK-ut u vra me thikë gjatë natës në periferi të Athinës, gjatë një përplasje me ultrasit e Dinamos së Zagrebit.

Lajmi u bë i ditur nga policia greke e cila njoftoi se nga përleshjet mes dy tifozërive mbetën edhe tetë persona të plagosur.

I riu u dërgua me urgjencë në spital pas ngjarjes dhe iu dha ndihma e parë, por nuk arriti t'u mbijetonte plagëve të marra, ndërkohë autori i krimit të rëndë u arrestua ditën e sotme në Kakavijë, pasi ishte duke udhëtuar me autobusin e linjës Athinë-Tiranë.

Ai u prangos dhe u dërgua në drejtorinë e Policisë Janinës ku do të merret në pyetje.

tifozi i aek-ut incidentet në greqi

Lini një Përgjigje