
Forcat amerikane kanë ndërmarrë një operacion në Gjirin e Omanit kundër një anijeje cisternë me flamur iranian, e cila sipas Komandës Qendrore të SHBA-së (CENTCOM), po përpiqej të lundronte drejt një porti iranian.
Sipas deklaratës së publikuar nga CENTCOM, forcat amerikane “zbatuan masat e bllokadës” duke çaktivizuar anijen cisternë, e cila ishte pa ngarkesë.
Autoritetet amerikane thanë se ekuipazhit të anijes iu dhanë disa paralajmërime, por ata nuk iu bindën urdhrave të forcave detare amerikane.
“Për të ndaluar lëvizjen e saj, forcat amerikane çaktivizuan timonin e tankerit duke qëlluar disa herë me topin 20 mm nga një avion F/A-18 Super Hornet i Marinës Amerikane”, thuhet në deklaratën zyrtare të CENTCOM.
Ndërkohë, ish-presidenti amerikan Donald Trump deklaroi në platformën “Truth Social” se bllokada detare amerikane ndaj porteve iraniane është “në fuqi dhe efekt të plotë”.
Ngjarja vjen në një kohë ku mes SHBA-së dhe Iranit po vijohen diskutimet për arritjen e një marrëveshje që do të sjellë paqe në rajonin e Lindjes së Mesme.
Lini një Përgjigje