TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota23 Shkurt 2023, 08:02

Të shtëna me armë në Florida, 19-vjeçari vret 3 persona; mes tyre një fëmijë

Shkruar nga Pamfleti
Të shtëna me armë në Florida, 19-vjeçari vret 3

Një 19-vjeçar, i identifikuar si Keith Melvin Moses është arrestuar nga policia në Florida, pasi vrau me armë një vajzë 9-vjeçare, një grua rreth të 20-ave dhe një gazetar që punonte për Spectrum News 13, shkruan "CNN". 

I riu i arrestuar akuzohet për katër të shtëna të tjera që ndodhën gjatë ditës, duke përfshirë vrasjen e gazetarit. Ai ka një të shkuar kriminale, që përfshin akuza për armë, sulm të rëndë dhe sulm me një armë vdekjeprurëse. Ende nuk dihet arsyeja përse i riu shënjestroi dy gazetarët dhe nënën e vajzën që u qëlluan me armë.

Rreth orës 11 të mëngjesit u raportuan të shtëna pranë rrugës Hialeah, ku gjetën një grua rreth të 20-tave, e cila u qëllua dhe vdiq nga plagët.

“Më vonë në orën 4:05, ne morëm telefonata 911 për një tjetër të shtënë në atë vend ku kishte ndodhur vrasja e parë dhe një të shtënë aty pranë,” tha një oficer policie.

Dy gazetarët një fotograf dhe reporter ishin në vendngjarje. Policia shkoi në vendin e ngjarjes ku u raportuan të shtëna të tjera që u morën jetën një gruaje në Harrington Street dhe vajzës së saj 9-vjeçare. Ende është e paqartë pse i dyshuari hyri në shtëpi.

Lini një Përgjigje