TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota23 Shkurt 2023, 07:45

Paralajmëron Inteligjenca Gjermane: Rusia mund të mobilizojë edhe 1 milion trupa të tjerë!

Shkruar nga Pamfleti
Paralajmëron Inteligjenca Gjermane: Rusia mund të mobilizojë edhe
Bruno Kahl

Rusia mund të mobilizojë deri në 1 milion trupa më shumë për luftën e saj kundër Ukrainës, sipas kreut të shërbimit të inteligjencës së jashtme të Gjermanisë BND.

“Vjeshtën e kaluar, rreth 300,000 njerëz u mobilizuan dhe rekrutuan, disa prej tyre janë ende duke u trajnuar, disa prej tyre tashmë janë futur në përleshje,”- ka thënë presidenti i BND Bruno Kahl nga grupi mediatik gjerman RND.

Kahl shton se aktualisht nuk sheh gatishmëri nga ana e presidentit Vladimir Putin për t’u përfshirë në bisedimet e paqes.

“Potenciali i mëtejshëm i mobilizimit të Rusisë është një rezervuar deri në një milion njerëz, nëse kjo konsiderohet e nevojshme në Kremlin”- tha Kahl.

Presidenti Vladimir Putin përshëndeti dje ushtarët rusë që luftojnë në Ukrainë gjatë një mitingu në Moskë, duke u bërë thirrje turmave të këndojnë "Rusi, Rusi" për të treguar mbështetjen ndaj tyre. Dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën në stadiumin Luzhniki të Moskës, i cili ka një kapacitet prej 81,000 vetësh, duke valëvitur flamurin rus dhe duke dëgjuar këngë patriotike përpara se Putini të vinte.

“Ata luftojnë heroikisht dhe me guxim të patundur. Ne jemi krenarë për ta, tha Putin në ngjarjen “Lavdi Mbrojtësve të Atdheut".  Sot ata mbështeten nga i gjithë vendi. Kur jemi bashkë, nuk kemi të barabartë. Për unitetin e popullit rus”, tha presidenti rus.

Lini një Përgjigje