
Është zbardhur axhenda e takimit të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe liderëve evropianë me presidentin e SHBA, Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.
Në orën 13:15 me orën lokale (19:15 sipas asaj shqiptare) do të mbahet takimi mes liderit ukrainas dhe atij amerikan dhe më pas do të përshëndesin udhëheqësit evropianë në orën 20:15.
Pas një çerek ore është planifikuar një foto në grup dhe më pas takimi i përbashkët në orën 21:00.
Ndërkohë, nuk ka ende një orar zyrtar se kur mund të përfundojë takimi dhe nëse do të ketë një marrëveshje për paqe.
Lini një Përgjigje