TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota19 Tetor 2024, 21:43

Skandal në Itali, Salvini quan emigrantët përdhunues dhe vrasës!

Shkruar nga Pamfleti

Skandal në Itali, Salvini quan emigrantët përdhunues dhe

Zëvendës kryeministri i Italisë, Mateo Salvini, ka reaguar i irrituar në lidhje me kthimin në Itali të emigrantëve nga kampi i Gjadrit, pas vendimit të djeshëm të Gjykatës së Romës.

Në një intervistë për Tg1, Salvini vijoi sulmet ndaj gjykatës, teksa pyeti se cili do të mbante përgjegjësinë nëse nesër dikush nga këto 12 persona do të kryente një krim të rëndë, një përdhunim apo vrasje. Një krahasim ky me tendecë rraciste, i cili tenton t'i paraqesë emigrantët që arratisetn nga vendet e tyre të pasigurta dhe të varfëra si përdhunuese e vrasës. 

Nëse do të isha dënuar, problemi nuk do të ishte i imi, por i Italisë, sepse nga e nesërmja kontrabandistët dhe trafikantët do të dinin se ku do të shkonin. E njëjta gjë vlen edhe për marrëveshjen me Shqipërinë.

Nëse themi se nuk mund të dëbojmë askënd, nëse ndonjë nga këta të dymbëdhjetë ka kryer një krim nesër, ka grabitur, përdhunuar, vrarë dikë, kush i paguan pasojat? Gjyqtari që i ktheu në Itali? Do të doja të dija pse mes të gjithë atyre që paguajnë për gabimet e tyre, magjistratët nuk paguajnë kurrë”, tha ai.

Lini një Përgjigje