Profesori i Brown University vë në dyshim rolin e sionizmit dhe paralajmëron për pasoja në Izrael dhe më gjerë...
Sionizmi është shndërruar në një ideologji shtetërore që, sipas historianit Omer Bartov, ka marrë karakter racist dhe të dhunshëm.
Deklarata u bë në një intervistë për Haaretz, ku profesori i Studimeve mbi Holokaustin dhe Gjenocidin në Brown University kritikoi zhvillimin historik dhe politik të kësaj ideologjie.
“Sionizmi është bërë ideologjia e shtetit. Nuk është bërë vetëm militarist dhe ekspansionist, por edhe racist, jashtëzakonisht i dhunshëm, në fund një ideologji që dëmton thellësisht individin dhe shoqërinë. Një ideologji e tillë nuk ka vend”, u shpreh Bartov.
Ai e cilësoi si “ironike dhe tragjike” që një lëvizje e lindur për të mbrojtur hebrenjtë nga përndjekja dhe për t’u ofruar siguri, ka përfunduar, sipas tij, në një formë raciste dhe të dhunshme.
Bartov argumenton se që në vitin 1948 ishte e qartë se, pa një kushtetutë që garanton të drejtat e të gjithëve, Izraeli rrezikonte të mos bëhej një shtet “normal” për qytetarët e tij. Ai kujton përpjekjet për ndryshim, veçanërisht procesin e Oslos në fillim të viteve ’90, i cili, sipas tij, u ndërpre në mënyrë të dhunshme.
“Përpjekja u bllokua në mënyrë shumë agresive, me inkurajimin e Netanyahut, përmes vrasjes së Rabinit. Nuk flitet mjaftueshëm për faktin se gjaku i Rabinit është në duart e Netanyahut”, tha ai.
Sipas Bartov, Izraeli nuk mund të funksionojë si një shtet “normal” nën këtë ideologji. “Sionizmi duhet të zhduket. Shteti do të mbetet. Çështja është se çfarë lloj shteti do të jetë. Duhet të ndryshojë rrënjësisht. Nën ideologjinë sioniste, nuk mundet”, theksoi ai.
Ai shtoi se Holokausti është përdorur si justifikim kryesor për ekzistencën dhe politikat e Izraelit, duke u shndërruar me kalimin e kohës në një element që mban të bashkuar shoqërinë izraelite dhe që interpretohet si një kërcënim i vazhdueshëm.
“Pas 7 tetorit, këto dy gjëra janë bashkuar. Sulmi i Hamasit është paraqitur si diçka e ngjashme me Holokaustin: Hamasi janë nazistë. Kritika ndaj veprimeve të Izraelit është antisemitizëm”, u shpreh ai.
Bartov vlerëson se nëse sionizmi ka çuar në gjenocid në Gaza, atëherë nuk mund të konsiderohet më një ideologji e vlefshme. “Gjenocidi nuk ka justifikime […] nuk është argument ligjor, moral apo politik”, tha ai.
Ai shtoi se, sipas tij, Izraeli rrezikon të shndërrohet në një “shtet të izoluar”, jo për shkak të antisemitizmit, por si pasojë e veprimeve të tij.
Në lidhje me Hamasin, Bartov theksoi se rezistenca ndaj okupimit është e ligjshme, por nënvizoi se kjo nuk justifikon masakrat. “E drejta për të rezistuar nuk jep të drejtë për të kryer masakra […] as e drejta për vetëmbrojtje nuk e justifikon këtë”, deklaroi ai.
Sipas tij, qëllimi i operacioneve izraelite në Gaza ka ndryshuar me kalimin e kohës, duke synuar jo vetëm Hamasin, por edhe krijimin e kushteve që e bëjnë territorin të pabanueshëm.
Bartov paralajmëroi gjithashtu për një përçarje në rritje mes Izraelit dhe komuniteteve hebraike në botë, veçanërisht në SHBA, për shkak të këtyre zhvillimeve.
Ai kritikoi edhe mënyrën se si përdoret termi antisemitizëm në debatet ndërkombëtare, duke argumentuar se shpesh identifikohet çdo kritikë ndaj Izraelit me këtë fenomen, çka, sipas tij, dëmton vetë debatin publik. /Pamfleti
Është një tezë që jam munduar ta mbroj pa sukses. Nëse dikujt i bëhet një padrejtësi, kjo nuk do të thotë që ai është automatikisht i drejtë.
A ku je Adolf!
KËTA JAN RRACË E POSHTER JA KAN MAR EDHE NAZIZMIT PËR KRIMET QË KAN BËR DUHET TË ZHDUKEN SI RRACË PASKA PASUR TË DREJT HITLERI PËR KËTA PLERAT