TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota28 Gusht 2024, 22:13

Shtohen akuzat ndaj kreut të “Telegram”, Pavel Durov nën hetim për dhunë ndaj djalit të tij 7-vjeçar

Shkruar nga Pamfleti
Shtohen akuzat ndaj kreut të “Telegram”, Pavel Durov nën
Pavel Durov

Kreu i ‘Telegram’ Pavel Durov, i cili u arrestua në Francë me akuzën për dështimin për të frenuar përmbajtjen e paligjshme në aplikacion, po hetohet gjithashtu me dyshimin për "akte të rënda dhune" ndaj një prej fëmijëve të tij, tha një burim i AFP.

Hetimi  ka të bëjë me djalin e Durovit, i lindur në vitin 2017, i cili tani jeton në Zvicër me nënën e tij. Ndërsa mendohet se akti i dhunës ka ndodhur në Paris.

Nëna e djalit kishte paraqitur një ankesë ligjore në Zvicër vitin e kaluar, duke akuzuar ish-partnerin e saj për akte të dhunshme ndaj djalit të tyre, tha burimi.

Durov me origjinë ruse, 39 vjeç, u arrestua në aeroportin Le Bourget jashtë Parisit të shtunën. Ai u mbajt 4 ditë në paraburgim dhe sot u thirr në gjykatë.

pavel durov

Lini një Përgjigje