Groenlanda është objekt diskutimesh midis Presidentit Donald Trump dhe Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, zbuloi zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Levitt, në një konferencë për shtyp.
"Mundësia e parë mbetet gjithmonë diplomacia, siç ishte rasti me Venezuelën", theksoi Levitt.
E pyetur për mundësinë e ndërhyrjes ushtarake në Grenlandë, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë tha se Presidenti Trump po i mban të gjitha opsionet të hapura, duke theksuar megjithatë se "diplomacia është gjithmonë përparësia".
“Presidenti ka deklaruar shumë qartë dhe sinqerisht se beson se është në interes të Shteteve të Bashkuara të pengojnë agresionin rus dhe kinez në rajonin e Arktikut dhe kjo është arsyeja pse ekipi i tij po diskuton aktualisht opsionet e mundshme të blerjes (për Grenlandën)”, tha Levitt.
Sipas saj, Presidenti e bëri të qartë se Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë gjithmonë në krah të NATO-s".
Lini një Përgjigje