TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota20 Prill 2024, 13:37

Shpërthimi në bazën ushtarake, Iraku: Pas sulmit fshihet Izraeli

Shkruar nga Pamfleti

Shpërthimi në bazën ushtarake, Iraku: Pas sulmit fshihet Izraeli

Ushtria irakiane ka deklaruar se shpërthimi që ndodhi ditën e sotme në një bazë ushtarake në jug të Bagdadit ishte rezultat I një sulmi izraelit. Nga ky shpërthim sipas Forcave të Mobilizimit Popullor të Ushtrisë Irakiane, e cila mban marrëdhënie me Iranin, ka mbetur i vrarë një ushtar dhe janë plagosur 8 persona.

Asnjë dron apo avion luftarak nuk u vu re në hapësirën ajrore të zonës para ose gjatë shpërthimit, sipas deklaratës ushtarake, ndërsa një burim i sigurisë irakiane deklaroi më parë se baza u godit nga raketa ose dron.

Sulmi shkaktoi një zjarr në objektet që strehonin brigadat e IDF dhe forcat irakiane të sigurisë, tha në deklaratat televizive kreu i komitetit të sigurisë të provincës Babil, ku ndodhet baza ushtarake.

Një zyrtar izraelit, i cili foli për rrjetin CNN, siguroi se Izraeli nuk ishte përgjegjës pë sulmin. Rezistenca Islamike në Irak tha se lëshoi dronë në një "objektiv jetik" në qytetin bregdetar izraelit jugor të Eilat në përgjigje të sulmit.

irak izrael

Lini një Përgjigje