TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota17 Tetor 2025, 14:36

Shpërthim në një pallat në Bukuresht, ka viktima dhe të plagosur

Shkruar nga Pamfleti

Shpërthim në një pallat në Bukuresht, ka viktima dhe të

Disa persona kanë humbur jetën dhe 17 të tjerë janë plagosur pas shpërthimit në një ndërtesë banimi.

Incidenti i tmerrshëm ndodhi në Calea Rahovei në Bukuresht të Rumanisë. Sipas mediave lokale, një vajzë 17-vjeçare u hodh nga ndërtesa dhe tani ndodhet në spital.

Dr. Bogdan Opriţa, kreu i UPU-SMURD Bukuresht, tha: janë 17 të plagosur, 12 të lidhur drejtpërdrejt me shpërthimin ".

Nga të plagosurit dy janë në gjendje të rëndë, një person rreth 17 vjeç, politraumë, i intubuar, i ventiluar, në Spitalin 'Grigore Alexandrescu', dhe një grua e djegur që ndodhet në Spitalin 'Bagdasar Arseni'.

Shpërthim në një pallat në Bukuresht, ka viktima dhe të

Nuk dihet ende se çfarë e shkaktoi shpërthimin, ndërsa hetimet po vazhdojnë, raporton G4Media.RO.

Është pretenduar se ishte një shpërthim gazi, por zyrtarët lokalë konfirmuan se i gjithë gazi në ndërtesë ishte "fikur" para shpërthimit pasi një ditë më parë u raportua një erë në zonë.

 

Lini një Përgjigje