TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota21 Qershor 2024, 10:29

Shpërthim i fuqishëm në një fabrikë në Itali, 8 persona të plagosur; 5 prej tyre në gjendje të rëndë

Shkruar nga Pamfleti

 

Shpërthim i fuqishëm në një fabrikë në Itali, 8

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në një fabrikë alumini në Bolzano të Italisë. Si pasojë e zjarrit, 8 persona janë plagosur, ndërsa 5 prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Dy punëtorë u dërguan në Verona, një në Padova, një në Milano dhe një tjetër në Murnau në Bavari. Kishte kaluar mesnata kur alarmi ra nga kompania e Aluminit në via Toni Ebner pas një shpërthimi të fortë. Zjarri mësohet se shpërtheu në magazinë, atje ku vijonte puna e turnit të tretë.

Nuk dihen ende shkaqet e shpërthimit dhe identiteti i të plagosurve.

Lini një Përgjigje