
Një shpërthimi i fuqishëm në rafinerinë e naftës Bayernoil, tronditi landin e Bavarisë, në Gjermani. Ngjarja ka shkaktuar shqetësim të madh në zonën përreth, pasi rafineria është një nga objektet më të rëndësishme industriale në rajon.
Zjarri në rafineri u raportua fillimisht nga banorët që vunë re tym të dendur dhe flakë të mëdha që ngriheshin mbi kompleksin industrial.
Sipas të dhënave paraprake të publikuara nga policia, katër persona janë lënduar si pasojë e incidentit, megjithëse përmasat e dëmeve ende nuk janë bërë të qarta.
A fire broke out at a Bayernoil oil refinery in Bavaria, Germany
— NEXTA (@nexta_tv) January 17, 2025
According to preliminary data, four people were injured, police said. Bayernoil's press service said it was taking “all necessary measures to bring the situation under control as soon as possible.”
There is no… pic.twitter.com/1uq2GPTVSv
Të plagosurit janë transportuar menjëherë në spitalet lokale për trajtim mjekësor, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar rrethanat e ngjarjes. Në një deklaratë për shtyp, shërbimi i komunikimit i Bayernoil ka bërë të ditur se kompania po bashkëpunon ngushtë me ekipet e zjarrfikësve dhe autoritetet për të kontrolluar dhe shuar zjarrin.
Aktualisht, autoritetet gjermane nuk kanë dhënë informacione mbi shkakun e zjarrit. Ekspertët pritet të inspektojnë zonën pasi flakët të jenë shuar plotësisht, në mënyrë që të identifikojnë shkaqet e mundshme të incidentit.
Ndërkohë, banorëve në zonën përreth u është rekomanduar të qëndrojnë në ambiente të mbyllura dhe të shmangin ekspozimin ndaj tymit, i cili mund të jetë i dëmshëm për shëndetin.
Ngjarja ka nxitur gjithashtu një reagim të madh në rrjetet sociale, ku shumë njerëz kanë shprehur shqetësimin për ndikimet e mundshme mjedisore dhe pasojat ekonomike që një incident i tillë mund të ketë për komunitetin lokal dhe industrinë e energjisë.
Lini një Përgjigje