TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 9 Qershor 2024, 21:46

Shpallja e zgjedhjeve të parakohshme nga Macron, reagon Le Pen: Jemi të gatshëm të marrim pushtetin

Shkruar nga Pamfleti

Shpallja e zgjedhjeve të parakohshme nga Macron, reagon Le Pen: Jemi

 

Marine Le Pen  ka përshëndetur vendimin e presidentit Emmanuel Macron për të thirrur zgjedhje të parakohshme pasi sondazhet nxorën partinë e saj të parë në zgjedhjet e Parlamentit Europian. 

“Ky votim historik tregon se kur njerëzit votojnë, njerëzit fitojnë. Ne jemi gati të marrim pushtetin nëse francezët na japin besimin e tyre në zgjedhjet e ardhshme kombëtare”, i tha ajo një turme mbështetësish në një tubim.

Le Pen tha janë të gatshëm t’i japin fund migrimit masiv, i cili është në rritje.

"Ne jemi të gatshëm të ushtrojmë pushtetin, t’i japim fund migrimit masiv, t’i japim përparësi fuqisë blerëse, të gatshëm për ta bërë Francën të jetojë përsëri”, tha ajo. 

E djathta ekstreme ka marrë një rezultat historik në Francë në zgjedhjet europiane. Sipas rezultateve të exit polleve në Francë, Partia e ekstremit të djathtë Rally National (RN), e udhëhequr nga 28-vjeçari Jordan Bardella (dishepulli i Marine Le Pen) pritet të marrë 33-34% të votave. Hera e parë që një parti franceze ka fituar më shumë se 30% në zgjedhjet evropiane që nga viti 1984.

Lini një Përgjigje