
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka përgëzuar vendimin e SHBA-së për të sanksionuar drejtorin e Agjencisë për Siguri dhe Informacion të Serbisë (BIA), Aleksandër Vulin.
Me anë të një postimi në rrjetin social “Twitter”, Carmon bëri thirrje që këtë lëvizje të amerikanëve ta ndjekin edhe evropianët.
“Më në fund! Vulin është bërë sinonim i korrupsionit, kukulle e veprimeve ruse dhe trafikut të narkotikëve. Vendim shumë i rëndësishëm i Thesarit të SHBA-së për të sanksionuar ata që mundësojnë dërgimin e paligjshëm të armëve, promovojnë Putinin dhe nacionalizmin. BE duhet ta ndjekë atë”, shkroi euro deputetja gjermane në Twitter.
Finally! #Vulin has become a synonym for corruption, ???????? puppet actions and narcotics trafficking.
— Viola von Cramon ???????????????? (@ViolavonCramon) July 11, 2023
Very important decision of @USTreasury ???????? to sanction those who enable illegal arm shipment, promote Putin and nationalism. #EU ???????? must follow it! https://t.co/ICy46SpbRN
Lini një Përgjigje