
Miliarderi Elon Musk do ta kalojë natën e zgjedhjeve me Donald Trump dhe rrethin e tij të ngushtë në shtëpinë e ish-presidentit në Florida.
Pjesëmarrja e Musk do të thotë se kandidati republikan për president do të ketë akses të drejtpërdrejtë me personin që kontrollon platformën e mediave sociale “X”. Kjo natë do të jetë mjaft kaotike, madje dhe disa ditë pasi numërohen votat.
Pronari i rrjetit social “X” ka qenë një mbështetës i hapur i Trumpit në javët e fundit, duke shpenzuar miliona për ta mbështetur, duke mbajtur ngjarje në emër të tij dhe duke folur për Trump rregullisht.
Në mesin e demokratëve ka frikë se Musk mund të përdorë burimin e tij të gjerë personal “X” për të promovuar dezinformata zgjedhore, raporton New York Times, duke ndarë informacione të pasakta rreth të dhënave të votimit të hershëm ditët e fundit.
Lini një Përgjigje