TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 5 Nëntor 2024, 19:27

“Nuk do të ketë dhunë”, Trump “qetëson” përkohësisht amerikanët!

Shkruar nga Pamfleti

“Nuk do të ketë dhunë”, Trump

Pavarësisht se në sytë e të gjithëve kandidati republikan për president, Donald Trump, shihej si katalizatori i trazirave, ai u tregua i matur në deklaratat e bëra për mediat sot pasi votoi në Florida.

Amerikanët vendosin ditën e sotme se kush do të jetë presidenti i ardhshëm i SHBA-së. Nën një atmosferë tepër të tensionuar dhe frikës së madhe për trazira, amerikanët kanë vijuar të qetë procesin e votimit deri më tani.  

Pavarësisht se në sytë e të gjithëve kandidati republikan për president, Donald Trump, shihej si katalizatori i trazirave, ai u tregua i matur në deklaratat e bëra për mediat sot pasi votoi në Florida.

I pyetur nga gazetarët nëse ai do t’iu drejtohej me një thirrje republikanëve dhe mbështetësve të tij të flakët që të mos jenë të dhunshëm, Trump deklaroi se ky është një perceptim i gabuar dhe se mbështetësit e tij janë paqësor.

Më tej ish-presidenti deklaroi se asnjëherë nuk ka qenë pro dhunës, teksa theksoi se mbështetësit e tij nuk kanë nevojë t’iu thuhet që të mos ushtrojnë dhunë pasi ata nuk janë të tillë.

Nuk duhet t'u them atyre se nuk do të ketë dhunë. Sigurisht që nuk do të kenë dhunë. Mbështetësit e mi nuk janë njerëz të dhunshëm. Unë nuk duhet t'u them atyre. Dhe sigurisht që nuk dua asnjë dhunë, por sigurisht nuk kam pse t'u tregoj atyre. Këta janë njerëz të mëdhenj. Këta janë njerëz që nuk besojnë në dhunë. Ndryshe nga pyetja juaj. Ju besoni në dhunë”, tha Trump.

Një deklaratë kjo e cila garanton paqe deri në përfundimin e procesit zgjedhor. Pastaj çështja e numërimit të votave dhe rezultatet përfundimtare mund të sjellin sërish skenarët e dhunës, si ata të 6 Janarit, 2021 në Capitol Hill.

Kujtojmë se më 6 janar “Capitol Hill”, u sulmua nga grupe njerëzish, mbështetës të presidentit të atëhershëm amerikan, Donald Trump. Sulmi u iniciua pas Trump nuk pranoi rezultatin e zgjedhjeve që i jepnin pushtetin demokratit, Joe Biden. Trump pretendonte, madje ende pretendon, se zgjedhjet e 2020 u manipuluan.

Donald Trump, duke folur me gazetarët pasi hodhi votën e tij në Florida, u pyet për mundësinë që as ai dhe as Kamala Harris të mos arrijnë 270 vota elektorale deri në fund të mbrëmjes së sotme. Ai u përgjigj duke thënë se një gjë e tillë nuk do të ndodhte kurrë dhe se ishte tepër i sigurte te fitorja.

“Një gjë e tillë nuk duhet të ndodhë kurrë. Ndihem shumë i sigurt. Republikanët janë paraqitur të fuqishëm në votime. Kam dëgjuar se po ia dalim shumë mirë”, tha Trump.

Deri më tani situata duket e qetë, por skenarët e dhunës dhe destabilizimit nuk përjashtohen, gjithmonë nëse Trump humbet, pasi demokratja Kamala Harris, ka deklaruar se do të njohë rezultatin e zgjedhjeve dhe do të urojë kundërshtarin në rast humbje./Pamfleti

Lini një Përgjigje