TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 4 Mars 2025, 07:42

SHBA ndaloi ndihmën ushtarake për Ukrainën, reagon administrata Trump: Po shqyrtojmë nëse paqja është e mundur! 

Shkruar nga Pamfleti

SHBA ndaloi ndihmën ushtarake për Ukrainën, reagon administrata

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump vendosi të ndërpresë ndihmën ushtarake për Ukrainën, pas një takimi të tensionuar që pati me Zelenskyn. 

I pari që ka reaguar në lidhje me këtë vendim, është Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio, i cili theksoi se duan të shikojnë nëse paqja është e mundur. 

“Presidenti Trump është i vetmi lider në botë për momentin, i cili ka një shans për t’i dhënë një fund të qëndrueshëm dhe të qëndrueshëm luftës në Ukrainë Ne duam t’i çojmë rusët në një tryezë bisedimesh. Ne duam të shqyrtojmë nëse paqja është e mundur,” thotë Rubio.

Ndihma ushtarake amerikane ishte miratuar nga administrata e mëparshme e presidentit demokrat Joe Biden. Sipas shifrave të Departamentit të Shtetit, SHBA ofroi “ndihmë ushtarake (me vlerë) 65.9 miliardë dollarë” për Ukrainën nga 24 shkurt 2022 deri më 20 janar 2025.

Lini një Përgjigje