TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota22 Qershor 2025, 08:52

SHBA goditi Iranin, reagon Netanyahu: Urime Trump, së pari vjen forca, pastaj paqja!

Shkruar nga Pamfleti

SHBA goditi Iranin, reagon Netanyahu: Urime Trump, së pari vjen forca,

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka përgëzuar Presidentin Donald Trump pasi forcat amerikane goditën tre lokacione bërthamore iraniane në një sulm që ai e konsideroi shumë të suksesshëm.

Kryeministri izraelit e ka cilësuar vendimin e Trump si të guximshëm dhe se do të ndryshojë historinë. Benjamin Netanyahu shtoi se sulmet janë një moment historik që mund ta çojnë Lindjen e Mesme drejt paqes.

“Urime president Trump. Vendimi juaj i guximshëm për të goditur objektet bërthamore të Iranit me fuqinë e jashtëzakonshme dhe të drejtë të SHBA-së do ta ndryshojë historinë”, u shpreh Trump.

Izraeli ka thënë se dëshiron që të mos e lejojë Iranin që të ketë armë bërthamore.

Duke theksuar se udhëheqja e tij dhe ajo e Presidentit Trump ka krijuar një “pikë kthese historike” që do të çojë Lindjen e Mesme dhe më gjerë drejt një të ardhmeje me paqe dhe begati, Netanyahu përsëriti qëndrimin e tij të njohur: “Presidenti Trump dhe unë themi shpesh: paqja arrihet përmes forcës. Së pari vjen forca, pastaj vjen paqja".

Ai përfundoi mesazhin e tij duke falënderuar Presidentin Trump ndërsa shtoi: “Zoti e bekoftë aleancën tonë të pathyeshme dhe besimin tonë të palëkundur”.

Lini një Përgjigje