TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota22 Qershor 2025, 07:50

SHBA goditi Iranin, Teherani kërkon mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Shkruar nga Pamfleti

SHBA goditi Iranin, Teherani kërkon mbledhje urgjente të

Agjencia e lajmeve “Fars” raporton se misioni i Iranit në OKB ka kërkuar një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit pas sulmeve të SHBA-së ndaj objekteve të saj bërthamore.

Misioni e përshkroi bombardimin e SHBA-së si një “agresion flagrant dhe të paligjshëm” dhe kërkoi që ai të dënohej me termat më të ashpra të mundshme.

Misioni bëri thirrje gjithashtu që “të merren të gjitha masat e nevojshme brenda kuadrit të përgjegjësive të Këshillit sipas Kartës së Kombeve të Bashkuara, në mënyrë që autori i këtyre krimeve të tmerrshme të mbahet plotësisht përgjegjës dhe të mos i shpëtojë ndëshkimit”.

Presidenti Donald Trump deklaroi se Shtetet e Bashkuara kanë kryer me sukses sulme ndaj tre objekteve bërthamore në Iran: Fordo, Natanz dhe Esfahan.

“Kemi përfunduar me sukses sulmin tonë ndaj tre objekteve bërthamore në Iran, përfshirë Fordo, Natanz dhe Esfahan. Të gjitha avionët tanë ndodhen tashmë jashtë hapësirës ajrore iraniane”, shkroi Trump në rrjetin e tij Truth Social.

Lini një Përgjigje