TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 5 Shkurt 2025, 10:28

SHBA do marrë kontrollin e plotë të Gazës, Kina del kundër planit të Trump

Shkruar nga Pamfleti

SHBA do marrë kontrollin e plotë të Gazës, Kina del

Deklarata shokuese e Donald Trump gjatë takimin me kryeministrin izraelit, ka sjellë reagime të shumta.

Trump tha se Shtetet e Bashkuara do të marrin përsipër kontrollin në Rripin e Gazës me ndihmën e trupave amerikane, ndërsa palestinezët që jetojnë atje duhet të largohen.

Kina ka reaguar lidhur me këtë vendim, teksa ka theksuar se mban qëndrim kundër transferimit të detyruar të palestinezëve.

“Kina ka mbrojtur gjithmonë qëndrimin se ‘sundimi palestinez’ mbi palestinezët është parimi bazë i qeverisjes së pasluftës së Gazës dhe ne jemi kundër transferimit të detyruar të banorëve të Gazës”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Lin Jian, kur u pyet për planin e Trump në një konferencë të rregullt shtypi, raporton Agence France-Presse (AFP).

Ideja e zhvendosjes është refuzuar kategorikisht edhe nga udhëheqësit e Egjiptit dhe Jordanisë, të cilët paralajmëruan se një masë e tillë mund të “kërcënojë stabilitetin e rajonit, të rrezikojë zgjerimin e konfliktit dhe të minojë perspektivat për paqe dhe bashkëjetesë”.

Pas komenteve të fundit të Trump, Arabia Saudite ripohoi qëndrimin e saj “të vendosur dhe të palëkundur” se nuk do të normalizojë marrëdhëniet me Izraelin pa krijimin e një shteti palestinez.

Ndërkohë, ambasadori palestinez në OKB, Riyad Mansour, reagoi duke deklaruar se banorët e Gazës dëshirojnë të kthehen në shtëpitë e tyre dhe t’i rindërtojnë ato. “Kjo është vendi ku ata i përkasin dhe u pëlqen të jetojnë,” tha ai, duke theksuar se liderët ndërkombëtarë duhet të respektojnë dëshirat e popullit palestinez.

 

Lini një Përgjigje