TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota22 Tetor 2023, 17:33

Scholz premton mbështetje të plotë për hebrenjtë: S’do mbyllim sytë para akteve antisemitike

Shkruar nga Pamfleti

Scholz premton mbështetje të plotë për hebrenjtë:

Kancelari gjerman Olaf Scholz, gjatë një ceremonie në qytetin gjerman Dessau-Rosslau, ku u rihap një sinagogë, 85 vjet pasi u shkatërrua nga nazistët, deklaroi se do të ketë zero tolerancë për antisemitizmin në Gjermani.

Scholz tha se Gjermania do të mbrojë jetën e hebrenjve, duke shprehur tronditjen e tij për përhapjen e antisemitizmit e cila sipas tij është në të gjithë botën dhe për turp, edhe në Gjermani.

Një sërë incidentesh antisemite janë rregjistruar në Gjermani që nga sulmet dhe fushata hakmarrëse e bombardimeve të Izraelit. Shtëpitë hebraike në Berlin janë shënuar me Yllin e Davidit dhe sulmuesit javën e kaluar hodhën dy kokteje molotov në një sinagogë hebreje në qytet.

Nuk duhet të mbyllen sytë “kur hebrenjtë nuk janë të sigurt në rrugët e Gjermanisë, kur yjet e Davidit vulosen në shtëpi, kur bombat e zjarrit hidhen në sinagoga”, tha Scholz.

scholz mbështetje hebrenjve

Lini një Përgjigje