TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota18 Janar 2025, 09:08

Scholz sulmon Musk: Ai përbën rrezik për demokracinë në Evropë!

Shkruar nga Pamfleti

Scholz sulmon Musk: Ai përbën rrezik për demokracinë në

Kancelari gjerman Olaf Scholz e ka konsideruar mbështetjen e e së djtathës ekstreme nga Elon musk, si një rrezik për demokracinë e Europës.

“Ai mbështet të djathtën ekstreme kudo në Evropë, në Britaninë e Madhe, në Gjermani, në shumë e shumë vende të tjera dhe kjo është diçka që është krejtësisht e papranueshme”, tha Scholz në një konferencë për shtyp në Berlin. “Kjo rrezikon zhvillimin demokratik të Evropës”, shtoi lideri gjerman.

Schols tha se nuk është kundër Musk që të shprehë lirinë e tij të fjalës, por se është e papranueshme që të marrë një anë të ekstremit të djathtë, qoftë për interesa biznesi ose për arsye që lidhen me pozicionin e tij politik.

Komentet e kancelarit gjerman janë të fundit në një përplasje të vazhdueshme me Musk, i cili nga ana e tij e ka quajtur Scholz-in “budalla” dhe pretendon se do të humbasë zgjedhjet federale gjermane.

elon musk olaf scholz

Lini një Përgjigje